Moti në Kosovë

Klima e Kosovës ka lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja në gjerësinë e mesme gjeografike, klima e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik, lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 m, shtrirja e maleve të larta në perëndim, jug e veri dhe e maleve të ulëta e të mesme në lindje e juglindje. Rrethanat e tilla gjeografike ndikojnë që klima e Kosovës të ketë tipare të veçanta në pjesën  perëndimore e lindore, në fusha, kodrina e male. Pra veçoritë klimatike ndryshojnë nga perëndimi në drejtim të lindjes dhe prej veriu kah jugu. Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike të Kosovës duhet njohur elementet e klimës si: diellosjen, temperaturën, reshjet, shtypjen atmosferike, erërat. Malet periferike kanë pozitë skajore në formë vargmalesh dhe malesh të veçuara.Malet qendrore janë më të ulëta, zënë më pak sipërfaqe dhe shtrihen në territorin e Kosovës.

Lajme nga Kosova

Pacolli: Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura
05Nën
Pacolli: Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se të mërkurën ka pranuar zyrtar...

Ministria e Ekonomisë ndan një milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
03Nën
Ministria e Ekonomisë ndan një milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Ministria e Ekonomisë ka ndarë 1 milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Ener...

Gjobitet punëkryesi për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit
02Nën
Gjobitet punëkryesi për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

Një person është gjobitur me 1,000 euro për hapjen ilegale...