Në Kazakistan është rrezuar një avion me rreth 100 persona në bord, duke mbetur të vdekur të paktën 15 prej tyre, por bilanci i jetëve të humbura është ende provizor.
Ndërsa janë plagosur të paktën 60 persona, duke përfshirë disa fëmijë dhe të gjithë janë dërguar në spital.
Të mbijetuarit kanë treguar për tmerrin që kanë përjetuar dhe se si kanë ecur mes rrënojave në errësirë me mot të ftohtë.
Aeroplani i kompanisë kazake, Bek Air është përplasur me një ndërtesë, pak pasi është nisur nga Aeroporti i Almatit në mëngjesin e së premtes.
Aeroplani i llojit, Fokker 100 ishte nisur nga qyteti më i madh i Kazakistanit Almati, për në kryeqytetin, Nur-Sultan.
Nuk është bërë e ditur shkaku i rrëzimit të aeroplanit ende, por sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve, Reuters ka thënë se në skenën e incidentit ka pasur shumë mjegull.
Maral Erman një prej të mbijetuarve të fatkeqësisë ajrore tha se avioni që kur u ngrit nga pista po dridhej fort. Në fillim na u duk sikur ishim ulur, kjo ishte ndjesia e përgjithshme, por në fakt, aeroplani kishte goditur diçka, në bord nuk kishte shumë kaos, njerëzit nuk bërtisnin, ka rrëfyer ajo, ndërsa shtoi se vetëm më vonë e pa se avioni ishte ndarë në dysh./Motilokal.com
