Mëngjesin e sotëm, Kosova zgjuar me të reshura të borës. Ashtu siç kishte paraparë edhe Motilokal se nga sot (28.12.2019) do të ketë reshje bore. Ndryshe reshje bore pritet të kemi edhe gjatë ditës së nesërme.
Moti në Kosovë për ditën e sotme do të jetë mot i ftohtë dhe pjesërisht me re, gjatë mbrëmjes reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në -2 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut.

Ndërsa nesër do të kemi mot të ftohtë me vranësira. Temperaturat do të arrijnë deri në -3 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes. /Motilokal.com
