Mot i ftohtë dhe me reshje bore në Rugovë dhe Brezovicë

Mot i ftohtë dhe me reshje bore në Rugovë dhe Brezovicë

Stina e dimrit i dhuron pamje mahnitëse natyrës. E padyshim që gjatë kësaj stine bora zbukuron  Grykën e Rugovës, Kuçishtën, Gurin e Kuq dhe Bogën që tashme janë një ndër destinacionet më të rëndësishëm të turizmit malor gjatë kësaj stine.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore. Temperaturat do të lëvizin prej -7 deri në -6 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

Edhe dita e diele do të mbajë mot të ftohtë me reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej -10 deri në -9 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriut.

Në stinën e dimrit të pasionuarit pas bjeshkëve mezi s’presin që të shijojnë bardhësinë e maleve të Sharrit për të thithur ajrin e pastër dhe për të kaluar një fundjavë të paharruar.

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Brezovicë do të mbajë mot i ftohtë me reshje bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -4 deri në -2 °C. Era do të fryjë 2 m/s në veri-veriperëndimit.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së diele. Temperaturat parashihet të lëvizin nga -6 deri në -7 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veri-verilindje.

Borë pritet të bie edhe në zonat tjera malore si në Prevallë dhe Brod. /Motilokal.com