Në çdo stinë, Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rrugët drejt saj, janë një vrapim piktoresk mes malesh. Janë disa rrugë që të çojnë në Valbonë, por të gjitha lidhen me malet.
Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillimdimri, ajo pritet ta heq petkun e gjelbër për t’u veshur me të bardha.
Moti në Valbonë për ditën e shtunë do të mbajë mot i ftohtë me reshje bore deri në 1.55 mm. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -4 deri në -3 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriut.
Edhe dita e diele do të mbajë i ftohtë me reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga -7 deri në -5 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veri-verilindje.
Sipas parashikimit të motitlokal pritet të bie borë edhe në Theth, i cili është një nga destinacionet më të lakmuara turistike, mes vendasve dhe vizitorëve të huaj, dëbora është pikërisht ajo që do ta zbukuron këtë park natyror dhe që do të dhuron shumë spektakël.
Moti për ditën e shtunë në Theth do të mbajë mot të ftohtë mëngjesi me reshje bore. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në -1 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veri-verilindje.
E diela do të jetë me vranësira. Temperaturat pritet të lëvizin prej -5 deri në -3 °C.
Bora tashme ka mbuluar edhe viset e tjera malore të Shqipërisë si Voskopojën, Dardhën Shishtavecin dhe zona të tjera turistike. /Motilokal.com
