Orteku godet një qendër skijimi në Zvicër

Orteku godet një qendër skijimi në Zvicër

Një ortek ka goditur një pistë skijimi në qytetin turistik të Andermatt në kantonin Uri në Zvicrën qendrore. Dy persona janë shpëtuar me lëndime të vogla dhe katër të tjerë ishin me lëndime me të rënda. Kërkimi për skiatorë tjerë që kanë mbetur nën borë po vazhdon.

Një zëdhënës i policisë tha se orteku ishte mjaft i madh pas reshjeve të mëdha të borës ditëve të fundit, duke ngritur nivelin e rrezikut të ortekut në shkallën e tretë që nënkupton një rrezik të madh, shkruan swiss.info.

Një ortek tjetër goditi qendrën e skijimit në Davos duke marrë me vete një skijator. Shokët e tij arritën ta nxjerrin jashtë, por gjithashtu ai u shtrua në spital shkaku lëndimeve të premten.

 Stuhitë që sollën borë dhe reshje të dendura detyruan Institutin për kërkimin e borës dhe ortekëve të rrisin paralajmërimet e ortekëve në mënyrë të konsiderueshme mbi suazat e mëdha të Zvicrës./Motilokal.com