Tajfuni Fanfone ‘shkatërron’ Filipinet, 28 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Tajfuni Fanfone ‘shkatërron’ Filipinet, 28 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Tajfuni “Fanfone” i shoqërua me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta me një shpejtësi prej rreth 190 kilometrash në orë ka goditur Filipinet.

Aktualisht flitet për të paktën 16 viktima e dhjetëra të zhdukur. Zonat më të goditura janë qytezat Borakaj dhe Koron, një destinacion tepër i preferuar i turistëve të huaj. Shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në këto zona pasi puna në portet dhe aeroportet e zonës është përkohësisht e pezulluar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa vorbulla e fuqishme e ajrit po i drejtohet vendeve të Azisë Juglindore.

Tajfunet dhe stuhitë tropikale i godasin shpesh ishujt Filipine, por nëntori shënon zakonisht një periudhë qetësimi. Një nga tajfunët më fortë që ka goditur vendin, është ai e vitit 2013 që shkaktoi më shumë se 6 mijë viktima. /Motilokal.com


përmbytje




FILIPINE-motit-Typhoon

Mbeturinat nga përmbytjet e shkaktuara nga Typhoon Phanfone rrethojnë një shtëpi të dëmtuar në qytetin Balasan, provincën Iloilo, më 26 dhjetor 2019.

Shpëtuesit mbajnë një trup të trupit, që besohet të jetë një nga disa peshkatarët që u zhduk në lartësinë e Typhoon Phanfone