Kanë filluar në zonat turistike të Korçës reshjet e para të borës. Në Voskopojë dhe Dardhë bora ka arritur 5 deri në 10 cm, ndërsa në zona të tjera si Vithkuqi dhe Qafa e Qarrit reshjet e borës janë me intensitet më të ulët.
Pas reshjeve të borës nuk është raportuar për probleme në akset kryesore apo në akset rrugore që të çojnë në këto pika turistike. /Motilokal.com

