Në Kosovë moti do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Kjo situatë do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbaj mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Ndërsa në fundjavë parashihet reshje bore në tërë territorin e Kosovës.
Moti në Kosovë për ditën e sotme do të jetë me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 3 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.
Dita e shtunë do të jetë mëngjesi dhe mbrëmja me reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej -2 deri në 0 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut.
E diela do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të luhaten nga -4 deri në -3 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes. /Motilokal.com
