Në Foto: Eklipsi diellor ‘Unaza e zjarrit’

Në Foto: Eklipsi diellor ‘Unaza e zjarrit’

Nga Katari, Omani, India e deri në Singapor patën mundësi ta shohin eklipsin e fundit diellor për vitin 2019.

Eklipset anulare ndodhin kur Hëna nuk është afër tokës për të errësuar plotësisht diellin, duke lënë një unazë të hollë të diskut diellor.

Ndërsa këto lloje eklipsesh ndodhin çdo vit ose dy, ato janë të dukshme vetëm nga një brez i ngushtë i tokës çdo herë dhe mund të kalojnë disa dekada përpara se të përsëritet i njëjti model.

Në varësi të kushteve të motit, fenomeni astronomik i këtij viti ishte vendosur të jetë i dukshëm nga Lindja e Mesme në të gjithë Indinë Jugore dhe Azinë Juglindore përpara se të përfundonte në Paqësorin verior.

Eklipsi tjetër vjetor do të ndodh në qershor të viti 2020 dhe do të jetë i dukshëm për një grup të ngushtë nga Afrika në Azinë Veriore.

Pastaj në qershor të viti 2021 do të shihet vetëm në Arktik dhe pjesë të Kanadasë, Greenlandës dhe pjesët lindore të Rusisë./Motilokal.com

Murgjërit që kanë syze filtri diellore shikojnë eklipsin diellor në manastirin Gaden në një koloni tibeze në Teginkoppa, 50 km në jug të Dharwad në shtetin jugor Karnataka të Indisë.  [Rakesh Nagar / AFP]

Disa murgj me syze filtri diellore shikojnë eklipsin diellor në manastirin Gaden në një koloni tibeze në Teginkoppa, 50 km në jug të Dharwad në shtetin jugor Karnataka të Indisë.

Eklipsi diellor i "unazës së zjarrit" siç shihet nga Dhaka, Bangladesh.  Zakonisht ka dy eklips diellor çdo vit, ato ndodhin vetëm kur toka është plotësisht ose pjesërisht në hijen e Hënës.  [Munir Uz Zaman / AFP]

Eklipsi diellor i "unazës së zjarrit" siç shihet nga Dhaka, Bangladesh. Zakonisht ka dy eklipse diellore çdo vit, ato ndodhin vetëm kur toka është plotësisht ose pjesërisht në hijen e Hënës.

Hëna lëviz para diellit në Bangkok.  Eklipsi i mëparshëm diellor ishte më 2 korrik dhe ishte i dukshëm pothuajse ekskluzivisht mbi Amerikën e Jugut.  [Mladen Antonov / AFP]

Hëna lëviz para diellit në Bangkok. Eklipsi i mëparshëm diellor ishte më 2 korrik dhe ishte i dukshëm pothuajse ekskluzivisht mbi Amerikën e Jugut.

Hëna mbulon plotësisht diellin gjatë eklipsit diellor të "unazës së zjarrit" siç shihet nga qyteti jugor indian i Dindigul.  [Arun Sankar / AFP]

Hëna mbulon plotësisht diellin gjatë eklipsit diellor të "unazës së zjarrit" siç shihet nga qyteti jugor indian i Dindigul.

Një grua shikon eklipsin diellor përmes një teleskopi në Islamabad.  [Farooq Naeem / AFP]

Një grua shikon eklipsin diellor përmes një teleskopi në Islamabad.

Hëna mbulon diellin siç shihet nga Colombo, Sri Lanka.  Eklipsi tjetër vjetor në qershor 2020 do të jetë i dukshëm për një grup të ngushtë nga Afrika në Azinë Veriore.  [Lakruwan Wanniarachchi / AFP]

Hëna mbulon diellin siç shihet nga Colombo, Sri Lanka. Eklipsi tjetër vjetor në qershor të vitit 2020 do të jetë i dukshëm për një grup të ngushtë nga Afrika në Azinë Veriore.

Eklipsi diellor nga Madinat Zayed në rajonin Al Dhafra të Abu Dhabi.  Këto lloje eklipsesh ndodhin çdo vit ose dy, por janë të dukshme vetëm nga një brez i ngushtë i tokës çdo herë.  [Christopher Pike / Reuters]

Eklipsi diellor nga Madinat Zayed në rajonin Al Dhafra të Abu Dhabit. Këto lloje eklipsesh ndodhin çdo vit ose dy, por janë të dukshme vetëm nga një brez i ngushtë i tokës çdo herë./Motilokal.com