Fakte interesante rreth dimrit

Fakte interesante rreth dimrit

Dimri është sezoni më i ftohtë i vitit, duke rënë në mes të vjeshtës dhe pranverës .

Data e fillimit të dimrit  ndryshon sipas klimës, traditës dhe kulturës, por kur është dimër në hemisferën veriore, është verë në hemisferën jugore, dhe anasjelltas.

Në shumë rajone, dimri shoqërohet me dëborë dhe temperaturat e ngrirjes .

Në Hemisferën Veriore dimri zgjat nga Solstica e Dimrit (që varion midis 20 dhe 22 Dhjetor) deri në Ekuinoksin Vernal (që varion midis 19 dhe 21 Mars). Në hemisferën jugore, dimri zgjat nga qershori deri në shtator.

Sipas meteorologëve, dimri shtrihet për tre muaj dhjetor, janar dhe shkurt në hemisferën veriore dhe tre muajt qershor, korrik dhe gusht në hemisferën jugore. Sipas përcaktimeve meteorologjike, të gjitha stinët caktohen në mënyrë arbitrare që të fillojnë në fillim të një muaji kalendarik dhe të përfundojnë në fund të një muaji.

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Stacionin Vostok në Antarktidë. Më 21 korrik 1983, ishte -98.2 gradë Celsius (-128.6 Fahrenheit)!

Disa nga vendet e tjera më të ftohta në botë janë Rusia (konkretisht Siberia), Finlanda dhe Mongolia.

Por cilat janë efektet fizike dhe psikologjike që sjellë stina me e ftohtë e vitit dimri?

Hipotermia

Temperatura normale e trupit (ose temperature e brendshme e trupit) duhet të jetë 35.6°C – 37.5°C.  Nëse ulët më poshtë se 35.0°C, atëherë rrezikohemi nga hipotermia, një gjendje e cila mund të sjellë shumë komplikacione, përfshirë edhe rastin më të keq, vdekjen. Hipotermia është një urgjencë mjekësore.

Toka është më afër diellit në dimër

Në hemisferën e veriut toka është më afër diellit gjatë dimrit. Aty nga 3 janari toka arrin në perihelion dhe gjendet 5 milionë km më afër diellit sesa në afelion. Kur është më larg diellit? Aty nga data 5 korrik. Fakti se toka lëviz me 1 km në sekondë më shpejt në perihelion sesa në afelion bën që dimri të jetë më i shkurtër sesa vera.

Efekte fizike në dimër

Ndryshimet e klimës gjatë stinës së dimrit kanë efekte mbi shëndetin tonë. Sipas shkencës i ftohti mund të prekë një sërë aspektesh si ndjeshmëria për të patur migrenë. Po ashtu është vërtetuar se ka njerëz që kanë dhimbje koke si pasojë e ndjeshmërisë ndaj temperaturave.

Cilat janë efektet psikologjike gjatë stinës së dimrit?

Shkenca ka gjetur një lidhje mes dimrit dhe depresionit. Arsyet mund të jenë të ndryshme si zvogëlimi i dritës diellore që bën që ora e brendshme e trupit të ndërpritet duke i dhënë hapësirë ndjenjave të depresionit. Ndryshimi i stinëve ndërpret ekuilibrin e niveleve të melatoninës në organizëm që luan një rol kyç gjatë gjumit dhe humorit. Një e dhënë befasuese është se mendimet e dhunshme zvogëlohen gjatë dimrit, nivelet e dhunës dhe agresionit janë më të larta në klimat e nxehta.

A e dini pse kur bie borë bën më pak ftohtë?

E ndiejmë që sa herë që bie borë, themi u zbut moti. E kemi këtë ndjesi edhe pse mjedisi duket më i këndshëm kur ka borë. Kjo rezulton se flluskat e dëborës të formuar nga kristale akulli dhe thithin avullin dhe bien. Ky avull sapo është kthyer në akull dhe kalimi nga gjendja e avullt në të ngurtë çliron nxehtësi. Kështu që sa herë bie borë prodhohet nxehtësi në atmosferë.

Si ndikon i ftohtit në shëndetin e njeriut?

Dimri është shkaktari kryesor i viruseve. Shumë studime tregojnë që viruset shumohen më me shumë shpejtësi në mjedise më të freskëta.

Errësira gjatë stinës së dimrit

Gjatë dimrit ka më pak orë diellore dhe lëkura jonë prodhon më pak vitaminë D. Dimë që ajo është shumë e rëndësishme për forcat imunitare të organizmit, në rritjen qelizore, për kockat dhe në thithjen e kalciumit. /Motilokal.com