Pamje fantastike e maleve Dolomite – Ekskluzive për motilokal

Pamje fantastike e maleve Dolomite – Ekskluzive për motilokal

Shumë gjëra mund të të vijnë nëpër mendje, ndërsa je mes malesh, borës, në zemër të Alpeve të Evropës. Këto janë malet Dolomite forma e tyre është unike. Është konsideruar ndër mrekullitë natyrore më të famshme në botën e alpinizmit.

Ky varg i pabesueshëm malor përbën Alpet lindore në Italinë veriore. Vendi ka rreth 18 majat më të larta, më shumë se 3.000 metra lartësi dhe shtrihet nëpër krahinat e Bellunos, Bolzanos, Trentos, Udines dhe Pordenones. Pika më e lartë e Dolomitëve është Marmolada, me më shumë se 3.000 metra lartësi.

Është një vend i mrekullueshëm që magjeps alpinistët nga e gjithë bota si dhe dashamirësit e natyrës. Në vitin 2009, Dolomites u shpall një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.

Motilokal ju sjell foto ekskluzive të maleve Dolomite të shkrepura nga Alberto De Nardi, një i pasionuar pas maleve. /Motilokal.com