Pamje mahnitëse e borës në fshatin Shishtavec të Kukësit duket nga çatitë e shtëpive të mbuluara, rrugët, pemët dhe gjithçka tjetër përreth…edhe pse për banorët shpesh kthehet në problem për shkak të vështirësive në qarkullim.
Qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës në lartësinë mbi 800 metra përfshirë edhe fshatrat e thella malore.
Në Shishtavec lartësia borës shkoi deri në 15 cm duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor.
Bëhet e ditur se menjëherë pas reshjeve të borës pastruesit borës kanë dalë për të larguar borën në rrugën Ura e Koloshotit e deri në Shishtavec, duke e bërë të kalueshme.
Në zonat e ulëta të Kukësit përfshirë qytetin nuk ka reshje bore por temperaturat janë ulur ndjeshëm. /Motilokal.com




