Surprizat e motit, ja çfarë moti pritet të mbajë sot dhe nesër në Kosovë

Surprizat e motit, ja çfarë moti pritet të mbajë sot dhe nesër në Kosovë

Gjatë dy ditëve në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu. Në viset malore parashihet të bie shi me borë. Ndërsa gjatë natës priten reshje bore edhe në ultësira.

Moti në Kosovë për ditën e sotme do të mbajë mëngjesi me vranësira, ndërsa mesdita me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 7 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E enjtja do të jetë mëngjesi me shi, kurse mesdita me vranësira. Temperaturat pritet të lëvizin prej 1 deri në 4 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit. /Motilokal.com