Moti në vendi tonë do të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vetëm zonat malore të verilindjes ku do të ketë vranësira kalimtare dhe reshje bore.
Sipas parashikimit të motilokal.com moti në vendin tonë do të mbajë i kthjellët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 5 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.
Edhe dita e enjte do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 6 deri në 12 °C. /Motilokal.com
