Një fshat i tërë shkatërrohet nga zjarret në Australi

Një fshat i tërë shkatërrohet nga zjarret në Australi

Një fshat në jug-perëndim të Sidneit është shkatërruar pothuajse plotësisht nga zjarret gjatë fundjavës.

Balmoral, që ndodhet në zonën e Wingecarribee Shire, u godit për herë të parë nga zjarret të javën e kaluar, duke vazhduar edhe gjatë fundjavës.

Fshati ka një popullsi prej rreth 400 banorë dhe rreth 150 shtëpi.

"Ne jemi njoftuar së i tërë fshati është shkatërruar, pothuajse nuk ka mbetur asgjë në Balmoral", tha kryeministri i NSW Gladys Berejiklian.

Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur nga zjarret deri më tani.

Kryeministri australian Scott Morrison vizitoi zonën dhe tha se banorët duhet të presin pak për t’u kthyer nëpër shtëpitë e tyre, ndërkohë që qeveria ka ofruar ndihmë nga fondi i emergjencave. /Motilokal.com