Në Kosovë po vazhdon të kemi mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe me reshje shiu.
Ndërsa nga dita e nesërme (25.12.2019) priten të shtrihen masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit që do të sjellin rënie të temperaturave dhe do të kushtëzojnë reshje të përziera shiu dhe bore edhe në vise të ulëta.
Temperaturat për ditë e mërkurë do të luhatën nga 1 deri në 6 °C. Reshjet e borës priten të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme me një intensitet më të madh. Temperatura deri në fund të këtij muaji dhe viti priten të arrijnë deri në -8 °C. /Motilokal.com
