Nëse do të kishte ndodhur gjysma e këtij të ftohti, shumica prej nesh do të ishim strehuar në shtëpi, ndërsa në Kinë në "qytetin më të ftohtë", në rrethin e Huzhong, të prefekturës së Daxing'anling, provinca e Heilongjiangut, shumë njerëz organizuan një lojë në ditën e solsticës së dimrit.
Një spektakël unik dimëror është vënë në skenë në qytetin më të ftohtë të Kinës, Huzhong, ku temperaturat shkuan deri në minus 53.2 °C.
Qytetarë të shumtë hodhën ujë të nxehtë në ajër, i cili kthehej menjëherë në akull dhe dëborë duke krijuar imazhe mahnitëse. Për shkak të pozicionit gjeografik, Huzhong, përjeton çdo sezon temperatura rekord shumë të ulëta.
Qindra qytetarë u mblodhën bashkë duke formuar shifrat “-53.2 °C”, për të festuar Solsticin Dimëror në mënyrë unike./Motilokal.com





