Motilokal po vazhdon të dëshmojë se është lider për parashikimin e motit për të gjitha qytetet e trojeve shqiptare dhe jo vetëm, por edhe referencë e pazëvendësueshme për diasporën tonë, e cila i qaset adresës sonë për të kuptuar ndryshimet dhe teket e motit.
Në vazhdën e sukseseve janë edhe klikimet në faqen online të www.motilokal.com.
Vetëm gjatë ditës së djeshme motilokal.com ka regjistruar rekord të lexueshmerisë me mbi 62 mijë klikime.

Duke ju referuar Google Analytics (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës), motilokal është klikuar 62 mijë herë brenda 24 orëve, duke shënuar një sukses në lexueshmëri.
Motilokal përpiqet që të sjell risi dhe gjëra interesante për të shpaguar besnikërinë e mbi një milion vizitave anë e mbanë trojeve shqiptare në muaj.
I gjithë ky sukses vjen pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm nga i gjithë stafi i portalit motilokal.com, i cili do të vazhdojë të raportojë saktë parashikimin e motit si dhe lajmeve nga vendi dhe bota rreth ndryshimeve klimatike. /Motilokal.com
