Moti në Kosovë, vranësira dhe reshje shiu gjatë kësaj jave

Moti në Kosovë, vranësira dhe reshje shiu gjatë kësaj jave

Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet do të jenë më të theksuar gjatë tri ditëve të para të javës, ndërsa më pas moti do të jetë i qetë dhe me intervale të shkurta me diell. Ndërsa në Rugovë, Brezovicë, Prevallë dhe Brod do ketë reshje bore.

Sipas motilokal.com dita e sotme do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Mëngjesi i së martës do të jetë me vranësira, mesdita me pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 4 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E mërkura do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 4 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit./Motilokal.com