Moti në Shqipëri për fillimin e kësaj jave do të nisë me reshje shiu të herëpashershme. Në majat e maleve në veri e verilindje reshje bore. Reshjet e shiut priten të ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ia lënë vendin kthjellimeve. Ndërsa nga e enjtja dhe e premtja në zonat parashikohet reshje të dobëta borë.
Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e sotme do të mbajë mot me reshje të lehta shiu, ndërsa mesdita do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 11 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriperëndimit.
E marta do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.
Edhe dita e mërkurë do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 6 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriperëndimit. /Motilokal.com
