Nis stina e dimrit, sot dita më e shkurtër e vitit

Nis stina e dimrit, sot dita më e shkurtër e vitit

Sot ka nisur stina e dimrit në hemisferën veriore të tokës zyrtarisht me 22 dhjetor, në orën 5 e 19 minuta.

Stina e dimrit do të zgjasë 88 ditë, që i bie të përfundojë me 20 mars të vitit 2020, në orën 17 e 15 minuta, kur edhe fillon stina e pranverës.

Dita e sotme (e diele) do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata.

Dielli lind në Prishtinë në orën 07:03:55, ndërsa perëndon në orën 16:05:33./Motilokal.com