Murmansk është qyteti më i madh në rrethin e Arktikut. Nga 2 dhjetori deri më 11 janar, dielli nuk ngrihet mbi horizontin e Murmanskut.
Qyteti u themelua në vitin 1916 me emrin Romanov mbi Murman, kur Car Nikolla II kërkoi të ngrinte aty një port që do të lejonte marrjen e furnizimeve nga aleatët e Rusisë. Por pak muaj nga ky vendim i Carit, Revolucioni e largoi atë nga pushteti dhe qyteti u riemërua Murmansk.
Qyteti shtrihet në një zonë klimatik subarktik. Reshjet mesatare vjetore janë relativisht të ulëta (376 mm), muaji me shi është gushti. Mesatarja vjetore e temperaturave është 0.1 °C (12.8 °C në korrik dhe -9,9 °C në janar). /The Guardian/Motilokal.com
















