Moti i ligë ka prekur Perunë, duke shkaktar shembjen e një ure, në të cilën ndodheshin disa persona mbi të, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Në një video të publikuar shihet sesi uji gërryen pjesët e rrugës, ndërsa një sasi e konsiderueshme shkëmbi thyhet dhe rrëzohet mbi urën. Ngjarja ndodhi në qytetin Ayacucho, shkruan Dailymail.
Si pasojë e reshjeve të dendura dhe bllokimit të shumë rrugëve janë mobilizuar edhe forcat ushtarake të Perusë, të cilat ndodhen në terren dhe po u vijnë në ndihmë personave të cilët shtëpitë janë përmbytur dhe kanë mbetur brenda tyre.
Agjencia shtetërore e lajmeve Andina raportoi se nga reshjet e mëdha ka dëme të konsiderueshme edhe tek prodhimet bujqësore, sipas tyre rreth 50 % e prodhimit vjetor të patates dhe të grurit është dëmtuar. /Motilokal.com




