Australia ka shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin prej më shumë se 2 muajsh. Ditën enjte temperaturat kanë kaluar mbi +46 °C, në disa prej tyre edhe mbi +48 dhe +49 °C ndërsa stacioni Nullabor raportoi një 50.0 °C, duke thyer kështu rekordin e vitit 2013.
Këtu janë temperaturat maksimale të ditës së djeshme në 20 stacionet më të larta METAR / SYNOP bazuar në raportet e ogimet.com:
Nxehtësia ekstreme tani po përhapet në pjesët e Australisë juglindore dhe pritet të arrijë kulmin sot 20 dhjetor. Kjo do të thotë se temperaturat edhe gjatë ditës së sotme do të arrijnë deri në 45-50 °C.
Mbi 1500 trupa zjarrfikës dhe disa avionë e helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Qytetarëve iu është bërë thirrje që të largohen nga banesat pasi kushtet atmosferike do të rëndohen edhe më shumë. Sipas meteorologëve, Australia po përballet me thatësirën më të madhe të dekadave të fundit. /Motilokal.com

