Plazh në dhjetor!

Plazh në dhjetor!

Kanë mbetur edhe dy ditë që zyrtarisht të nis stina e dimrit, ku temperatura gjatë kësaj jave kanë qenë mesatare, por që uji është i ftohtë.

Por, disa notar nuk heqin dorë nga deti, ata kanë shijuar ditët e dhjetorit duke bërë plazh në ujërat e Vlorës.

Në një foto shihen disa persona të moshave të ndryshme duke u larë në ujërat e detit pa u shqetësuar nga moti i ftohtë. Kjo është një dukuri e përhapur edhe në qytetet e tjera bregdetare në vend, ku mjaft njerëz sfidojnë temperaturat e ftohta për të notuar. /Motilokal.com