Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri

Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri

Pas disa ditësh me vlera të larta të presionit atmosferik, gradualisht do të depërtojnë vlera të ulëta të presionit, që do të na sjellin një përkeqësim të kushteve meteorologjike. Ndërsa në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e  premte do të mbajë mot me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të juglindjes.

Mëngjesi i ditës së shtunë do të jetë me vranësira, ndërsa mesdita me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Moti për ditën e diele do të mbajë mot me shi të madh deri në 18 mm. Temperaturat do të sillen prej 14 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të jugut. /Motilokal.com