Dhjetori është një nga muajt më të pakëndshëm për drejtimin e një makine. Nëse nuk ka ngricë dhe borë, ka mjegull, e cila ndonjëherë është më e rrezikshme për shoferët sesa reshjet e borës.
Mjegulla e cila që disa ditë ka mbuluar disa pjesë të Kosovës kryesisht në ultësira, ka vështirësuar edhe vozitjen e automjeteve për shkak të lagështisë dhe përzierjes me baltë, rrugët janë bërë më të rrëshqitshme gjë që shoferët kanë hasur në vështirësi gjatë vozitjes.
Edhe Policia e Kosovës (PK) përmes një njoftimi u ka bërë apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes në mjegull.
Disa këshilla si duhet të vozitni në mjegull:
Është e rëndësishme që shoferët të frenojnë në mënyrë të sigurt dhe të shmangin çdo aksident trafiku dhe përplasje shumë të rrezikshme në zinxhir gjatë kësaj periudhe.
Ndizni dritat e mjegullës si përpara ashtu edhe nga pas. Mos i lëshoni dritat e gjata, pasi ato reagojnë shumë me grimcat e mjegullës, krijojnë reflektim dhe vetëm sa e vështirësojnë ngasjen.
Kujdes nëse dukshmëria është e dobët shoferë duhet t’i përdorin të katër dritat e pozicioneve përveç dritave të mjegullës.
Në rrugët e hapur gjatë ngasjes në mjegull, shpejtësia është armiku juaj më i madh. Ulni shpejtësinë në mënyrë që të mund të shmangni aksidentet.
Dritat e mjegullës janë shumë të dobishme për ju në rrugën e hapur pasi rrezja e tyre e gjerë arrin të ndriçojë skajin e duhur të rrugës, e cila shërben si pikë referimi juaj.
Lëshoni herë pas here pastruesit për t’u siguruar që xhami i erës është i papastër që mjegulla mbart me vete ose pika të vogla uji.
Kini kujdes kur vozitni pas kamionëve pasi shpesh ka ndotje në dritat e tyre të ndalimit, kështu që është e vështirë t’i shihni nëse po frenojnë apo jo.
Ndalimi në autostradë si reagim ndaj mjegullës së dendur nuk është aspak një veprim i mirë pasi ekziston një probabilitet i lartë që dikush pas jush do t’ju godasë. /Motilokal.com
