Bëhuni gati, të dielën zyrtarisht nis stina e dimrit

Bëhuni gati, të dielën zyrtarisht nis stina e dimrit

Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës fillon me 22 dhjetor e mbaron me 20 mars.

Të dielën edhe zyrtarisht nis stina e dimrit në orën 5 e 19 minuta që do të zgjasë 88 ditë. Kjo stinë do të përfundojë më 20 mars të vitit 2020, në orën 17 e 15 minuta, kur edhe fillon stina e pranverës.

Në momentin e arritjes së dimrit, këtë vit Dielli do të jetë në bregun perëndimor të Amerikës Jugore, kurse Hëna mbi Atlantik. Ne, ndërkaq presim mëngjesin.

Dita e së dielës do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata.

Dielli lind në Prishtinë në orën 07:03:55, ndërsa perëndon në orën 16:05:33./Motilokal.com