Pothuajse çdo vit në sezonin dimëror, Prishtina dhe shumë qytete të Kosovës po përballen me nivele të larta të ajrit të ndotur.
Tymi i liruar nga termocentralet e Obiliqit dhe i amvisërisë duke përdorur qymyr i përzier me mjegull dhe gazrat e liruara nga automjetet, po e çojnë ndotjen e ajrit në nivele shumë të larta.
Me këtë situatë po përballet edhe parku i Gërmisë, i cili është më shumë i njohur për ajrin e pastër dhe aspak për ndotjen e ajrit.
Por, matjet tregojnë që edhe “Mushkëria e Prishtinës” sonte ka ajrin me të ndotur.
Sipas matjeve të Airvisual gjendja e ajrit është në parkun e Gërmisë është 189 jo e shëndetshme, ndërsa në përgjithësi Prishtina është në vendin e 4-të në botë me ndotjen më të madhe të ajrit./Motilokal.com
