Mijëra vrima misterioze janë gjetur në shtratin e Detit

Mijëra vrima misterioze janë gjetur në shtratin e Detit

Është një mister i vërtetë ajo që po ndodh në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Sipas Sciencealert në shtratin e detit janë pikasur me mijëra vrima që askush nuk di të thotë sesi janë krijuar.

Studiuesit gjatë një hulumtimi kanë zbuluar rastësisht thellësitë e detit në Big Sur, të Kalifornisë.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve ujore Monterey Bay (MBARI) thonë se vrimat e mëdha, kanë mesatarisht një diametër prej 11 metrash dhe janë një metër të thella. Ata kanë gjetur rreth 15 mijë të tilla. 30% e tyre përmbanin mbetje të natyrës njerëzore, si edhe peshq e krijesa të tjera që i përdorin këto vende si habitatin e tyre.

Eve Lundsten hulumtues pranë institutit MBARI tha se vërtet janë të mistershme, sepse nuk po gjejmë asnjë provë që të tregojë sesi janë krijuar.

Ky fenomen mund të jetë si pasojë e gazit metan, që çlirohet nga nëntoka e që mbase ka lënë pas këto forma të çuditshme.

Por ekspertët përdoren edhe pajisje sonore, që nuk arriti të gjente gjurmë metani.

Këto xhepa në fakt, si duket nuk kanë qenë joaktive për një kohë shumë të gjatë. Shkencëtarët po vazhdojnë verifikimet, të cilët kanë zbuluar edhe disa të tjera më të reja, që duket të jenë krijuar më vonë. /Motilokal.com