Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që në prag të ndrrimit të moteve të mos luajnë me mjete piroteknike.
“Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve, ndihmoni të varfëritë nëse keni tepër të holla për të ble mjete piroteknike./Motilokal.com
