Një urë këmbësorësh pezull me gjatësi rekord ndodhet në verilindje të Çekisë.
Turistët dhe alpinistët mund të ecin nëpër re me pamje mahnitëse midis majave të malit Kralicky Snezhnik.
Skybridge 721 është ura pezull më e gjatë për këmbësorë në botë. Është 721 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej 95 metrash midis dy kreshtave malore - Orao dhe Jesenice, raporton Anadolu Agency.
Ndodhet pranë resortit Dolni Morava, rreth 200 kilometra nga Praga, afër kufirit me Poloninë./Motilokal.com
Foto: Žijeme Rychnovem - městem i okresem
