Kujdes vozitja gjatë mjegullës mund të jetë e rrezikshme

Kujdes vozitja gjatë mjegullës mund të jetë e rrezikshme

Dhjetori është një nga muajt më të pakëndshëm për drejtimin e një makine. Nëse nuk ka ngricë dhe borë, ka mjegull, e cila ndonjëherë është më e rrezikshme për shoferët sesa reshjet e borës.

Sipas parashikimit të motilokal.com në mungesë të reshjeve të shiut, mjegulla do të jetë prezente në mëngjese dhe mbrëmje.

Mjegulla tash e disa ditë ka vështirsuar lëvizjen dhe qarkullimin posaqrisht në orët e vona, kur zvoglohet dukshmëria, paraqiten edhe ngrica.

Mjegullat paraqiten shpesh në rrugë dhe tani është koha e duhur të jemi vigjilentë, ose të mësojmë diçka të re kur është fjala për ngasjen në mjegull.

Asnjëherë mos nxitoni për të dalë sa më parë nga mjegulla, sepse atëherë ndodhin aksidentet. Ngasja nëpër mjegull duhet të jetë e ngadalshme dhe duhet të jeni të durueshëm, në të kundërtën ka më pak gjasa t’i shmangeni aksidentit.

Ndiqni shpejtësimatësin, sepse ndoshta jeni duke lëvizur më shpejt se sa duhet./Motilokal.com