Parashikimi i motit: Nëntori i këtij viti, idyti më i ngrohtë në 140 vitet e fundit

Parashikimi i motit: Nëntori i këtij viti, idyti më i ngrohtë në 140 vitet e fundit

Nëntori i këtij viti ishte i dytë më i ngrohtë që kur shkencëtarët filluan të regjistrojnë të dhënat para 140 viteve, sipas një raporti të Agjencisë së Oqeanisë dhe Atmosferës në SHBA (NOAA).

Temperatura e nëntorit në të gjithë tokat globale dhe sipërfaqet e oqeanit ishte 0,92 °C mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 12.9 °C dhe ishte e dyta më e larta për muajin nëntor në rekordin prej vitit 1880 e deri në vitin 2019. Nëntori i viti 2015 ishte më i ngrohtë. Pesë nëntorët  më të ngrohtë janë regjistruar që nga viti 2013.

Nëntori ishte muaji i 41-të radhazi me temperatura mbi mesataren, sipas raportit.

Temperaturat rekord për muajin nëntor u regjistruan në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Hawai. Karaibet regjistruan rekord për nëntorin e dytë më të ngrohtë, ndërsa Evropa kishte nëntorin e saj të shtatë më të ngrohtë ndonjëherë.

Disa zona panë temperatura më të ftohta se mesatarja në këtë muaj, si gjysma lindore e Shteteve të Bashkuara, Kanadaja juglindore, pjesë të Oqeanit Atlantik dhe pjesë të Azisë.

Temperaturat e oqeanit gjatë muajit nëntor u regjistrua si e dyta dhe temperaturat e tokës e teta më e ngrohta në nivel global. Temperaturat mesatare të tokës dhe oqeanit ishin 0.92 °C mbi mesataren, tha NOAA.

Nxehtësia e përjetuar gjatë muajit nëntor globalisht ka të ngjarë të kontribuojë për ta bërë vitin 2019 vitin e dytë më të ngrohtë ndonjëherë.

"Temperaturat me rekord të ngrohtë gjatë periudhës së vitit të kaluar ishin të pranishme në pjesë të Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut, Evropës, gjysmës jugore të Afrikës, Azisë veriore dhe asaj jugore, Australisë dhe Zelandës së Re", sipas raportit.

Kjo rritje e temperaturës mesatare në sipërfaqen e Tokës dhe oqeanit nga rreth 1 gradë Celsius mund të krahasohet me qëllimin e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen në mes 1.5 gradë Celsius dhe 2 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Me ritmin e tanishëm të emetimeve të gazrave serë, planeti po shkon drejt + 4 ose 5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. /Motilokal.com