Rajoni spanjoll i Valencias është përfshirë nga rrebeshe të fuqishme shiu të cilat shkaktuan përmbytje dhe shkaktoi kaos në sistemin e transportit.
Valencia, e cila ndodhet në bregun juglindor të Mesdheut të Spanjës, regjistroi 260.9 milimetra shi për metër katror në një hark kohor prej 24 orësh, reshjet më të mëdha të regjistruara për muajin maj që nga viti 1871.
Mediat lokale raportuan se tunelet ishin mbyllur dhe sistemi i metrosë gjithashtu pezulloi punën deri në njoftim të dytë.
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi vonesa në autostrada dhe pamjet treguan makina të zhytura nën ujë. Departamenti i zjarrfikësve të Valencias njoftoi se kishte kryer disa operacione shpëtimi ku njerëzit ishin bllokuar në makinat e tyre në zonat e përmbytura shumë. Agjencia spanjolle e motit AEMET vendosi alarmin e verdhë në disa pjesë të rajonit./Motilokal.com
