Shqipëria gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte ta paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti sot parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash, priten reshje shiu, vende-vende edhe në formën e shtrëngatave. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 21 °C.
Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, në orët e para të ditës mundësi për riga të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 23 °C.
E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 24 °C./Motilokal.com
