Është hapur edhe zyrtarisht Panairi i Sportit dhe Turizmit, si dhe Panairi i Edukimit, të cilat po mbahen në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe i Sportit paraqet një platformë të përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga Ballkani.

“Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe i Sportit, i cili tashmë po ndërthuret edhe me atë të Edukimit, paraqet një platformë të përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit dhe sportit në Ballkan, duke e bërë Kosovën vendin kryesor për bashkëpunim dhe komunikim rajonal e evropian”, ka thënë Rama.

“Ky panair është pikërisht lloj i tillë aktiviteti, të cilin kryeqyteti e mbështet, sepse ai pasqyron imazhin e Prishtinës që ne po e ndërtojmë si institucion”, u shpreh ai./Motilokal.com
