Stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e regjistruar janë identifikuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) për pesë lloje të ndryshme.
Në nëntor të viti 1970, rreth 300,000 njerëz kanë vdekur në Bangladesh si pasojë e ciklonit më të keq tropikal.
I njëjti vend u godit nga tornado më vdekjeprurëse, që mbyti 1,300 njerëz në distriktin Manikganj në prill të 1989-ës.
India fqinje përjetoi stuhinë më të keqe të breshrit më madhësinë e "vezëve të patës, portokallit dhe topave të kriketit" ra pranë Moradabadit në prill të vitit 1888, duke vrarë 246 persona.
Një goditje e vetme rrufe vrau 21 njerëz në një kasolle në tokat e fisit Manyika në Zimbabvenë e sotme në dhjetor të 1975-ës.
Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas, tha se të mësuarit nga e kaluara mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve.
"Moti ekstrem shkakton shkatërrime serioze dhe humbje të mëdha jetësh", tha ai.
“Kjo është një nga arsyet e përpjekjeve të OBM-së për të përmirësuar paralajmërimet e hershme të rreziqeve të shumta dhe parashikimet e bazuara në ndikime, dhe për të mësuar nga fatkeqësitë historike për të parandaluar në të ardhmen.”
"Aspekti njerëzor i natyrshëm në ngjarjet ekstreme nuk duhet humbur kurrë."/Motilokall.com
