Jo vetëm Prishtina e ndotur, ajri helm në Rahovec, ndotja arrin shifra rekorde

Jo vetëm Prishtina e ndotur, ajri helm në Rahovec, ndotja arrin shifra rekorde

Pothuajse i gjithë fokusi ishte se Prishtina është një ndër kryeqytet më të ndotura në botë gjatë sezonit dimëror, duke harruar se edhe vende të tjera të Kosovës janë e kanë ajrin e ndotur në këtë sezone.

Sipas një aplikacion mates të ndotjes së ajrit, komuna e Rahovecit del të ketë një shifër rekord të ajrit të ndotur.

Gjatë mbrëmjes së sotme, ndotja e ajrit arriti koeficientin 1357, që është shkalla më e lartë e ndotjes dhe e rrezikshmja në histori të Rahovecit.

Pas Prishtinës e Rahovecit renditen edhe Vushtrria e Prizrenit, me ajër shumë të ndotur.

Ndotja e ajrit, kryesisht shkaktohet nga përdorimi i qymyrit për ngrohje, afërsia me termocentrale dhe përdorimi i veturave të vjetra, në Rahovec. /Motilokal.com