Ekuipazhi i misionit të parë privat është kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pasi astronautët në një kapsulë u ulën në det në brigjet e Floridës.
Kthimi i ekuipazhit të misionit Ax-1 shënoi fundin e qëndrimit 15-ditor në ISS dhe biletat për udhëtimin e katër astronautëve kushtuan 55 milionë dollarë secila.
Ky mision ishte i pari me një ekuipazh për Axio Space, një kompani private që planifikon të ndërtojë stacione hapësinore komerciale në të ardhmen. Axiom nënshkroi një kontratë me SpaceX për të dërguar një ekuipazh prej katër anëtarësh në ISS dhe astronautët u vendosën në një kapsulë të Crew Dragon.
Ekuipazhi fillimisht ishte menduar të qëndronte në ISS vetëm për tetë ditë, por qëndrimi u zgjat dhe u kryen 25 eksperimente. Kthimi në Tokë u vonua për shkak të motit të ligë përreth Floridës dhe vendndodhjes ku kapsula u ul. Për shkak të kësaj, ekuipazhi qëndroi në ISS për 15 ditë.
Ekuipazhi përbëhej nga investitori amerikan i pasurive të paluajtshme Larry Connor si pilot, investitori kanadez Mark Pathy, ish-piloti i Forcave Ajrore izraelite Eytan Stibbs, si dhe ish-astronauti dhe komandanti i misionit të NASA-s Michael Lopez-Alegria i cili tani është nënkryetar i Axioma./Motilokal.com
