Asambleja e Përgjithshme Ndërministrore e UNESCO-s në Bogota, më 11 dhjetor 2019, solemnisht ka shpallur që alpinizmi të njihet nga UNESCO si Trashëgimi e Paprekshme Kulturore e Njerëzimit.
“Alpinizmi është një praktikë tradicionale, fizike, e karakterizuar nga një kulturë e ndarë që përbëhet nga njohuritë për ambientin malor, historinë e praktikës e vlerat e bashkëngjitura si edhe aftësitë specifike”, thonë Kombet e bashkuara. Asambleja e përgjithshme ndërministrore e UNESCO-s, e mori vendimin në takimin e fundit të saj në Bogota.
Federata ndërkombëtare e alpinizmit në një deklaratë ndërkohë, ka vlerësuar vendimin.
“Alpinizmi është njohur nga UNESCO si arti i ngjitjes së majave të maleve me forcën fizike, teknike dhe intelektuale; arti i sfidimit të aftësive përballë pengesave natyrale, jo artificiale; arti i vlerësimit dhe ndërmarrjes së rreziqeve, i vetëmenaxhimit, vetëpërgjegjësisë dhe solidaritetit si edhe i respektimit të të tjerëve dhe natyrës.
Definimi i alpinizmit duke ndjekur kërkimet si eksplorimi i peizazheve tërheqëse ose hulumtimi i arritjeve personale është i pa kompletuar. Janë të gjitha këto karakteristika dhe për më tepër karakterizohen nga një kornizë mendore e angazhimit personal, nga ndjenja e vetë-përgjegjësisë, njohuritë - dhe respektin - për lojën natyrale të saj, dhe solidaritin e fortë dhe marrëdhëniet shoqërore.
Këto karakteristika të jashtëzakonshme, prejardhja historike dhe kulturore, bëjnë që alpinizmi ia vlen të identifikohet si një Trashëgimi Kulturore e Paprekshme (= ICH) me një vlerë të jashtëzakonshme dhe universale njerëzore dhe shoqërore.
Si pasojë, përpjekjet filluan në vitin 2009 me qëllim të përfshirjes së alpinizmit në listën e UNESCO-së të ICH. Federatat anëtare të UIAA u ftuan të lobojnë te qeveritë e tyre për t'u bashkuar me projektin. Përfundimisht tre vende morën këtë detyrë të rëndësishme: Franca (F), e mbështetur nga Zvicra (CH) dhe Italia (I).
Puna kërkuese është realizuar përmes koordinimit midis palëve të interesuara nga vendet e lartpërmendura. Konkretisht nga:
Një grup bazë pilot me gjashtë përfaqësues anëtarë të trupave bjeshkatarë (F, CH, I), udhëheqës bjeshkatarë (F), klube alpine (F/ UIAA) dhe një universitet (CH),
Konsultime dhe konferenca që përfshijnë një grup pilot më të gjerë, me përfaqësues shtesë të këtyre organeve, veçanërisht nga klubet zvicerane dhe italiane alpine si dhe shoqatat e udhëheqësve bjeshkatarë.
Për më tepër, një panel shumë i gjerë i alpinistëve të mirë ose më pak të njohur dorëzuan letra komentesh, si dhe UIAA - Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes dhe Alpinizmit - me rezolutën mbështetëse në Kuvendin Vjetor më 20 tetor 2017.
Asambleja e Përgjithshme Ndërministrore e UNESCO-s në Bogota, më 11 dhjetor 2019, solemnisht ka shpallur të:
• Përfshijë alpinizmin në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore të Paprekshme të Njerëzimit;
• Përgëzoj palët aplikuese për paraqitjen e dokumentacionit me cilësi të lartë dhe rëndësi ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje; dhe
• Përgëzoj shtetet që kanë paraqitur një projekt i cili nënvizon rëndësinë e njohurive tradicionale në lidhje me natyrën dhe universin, dhe i cili propozon një shembull pozitiv të marrëdhënieve të qëndrueshme midis qenieve njerëzore dhe mjedisit të tyre.
Alpinizmi njihet nga UNESCO si një art:
• i ngjitjes në majat dhe faqet e bjeshkëve me forcat vetanake fizike, teknike dhe intelektuale;
• për të sfiduar aftësitë dhe ekspertizën e dikujt përderisa negociohen pengesat natyrore, jo-artificiale;
• të vlerësimit dhe supozimit të rreziqeve të matura;
• të vetë-menaxhimit, vetë-përgjegjësisë dhe solidaritetit; dhe
• të respektimit të njerëzve të tjerë dhe vendeve natyrore.
Përfitimet
Përfitimet e përfshirjes së alpinizmit në listën e UNESCO të ICH përfshijnë:
• Ekzistimi i një përshkrimi të saktë të karakteristikave të alpinizmit, i dakorduar pas shumë seancave të punës së organizatave të përfshira, si një referencë e njohur ndërkombëtarisht;
• Njohja e vlerave specifike dhe të jashtëzakonshme të alpinizmit;
• Të pasurit shtesë një mjet për të promovuar aktivitetin dhe vlerat e alpinizmit;
• Vendosja e një përkufizimi për të shmangur keqpërdorimin e termit; dhe
• Të pasurit e një angazhimi të nënshkruar të shteteve të interesuara për të mbështetur promovimin e veprimtarisë dhe për të ruajtur lirinë e përgjegjshme të praktikimit dhe qasjes.
Hapat e ardhshëm
Të gjitha palët e interesuara në të gjithë botën janë të ftuar të përdorin përfitimet e përshkruara më lart. Masat e ndryshme për promovimin dhe ruajtjen e veprimtarisë janë të shënuara në dokumentin e aplikimit, dhe kërkohet një vazhdim në lidhje me zbatimin e tyre. Për shembull, të tre shtetet nënshkruese duhet të dorëzojnë raporte përkatëse të përparimit në UNESCO deri në fund të 2021 dhe 2025.
Federatat anëtare të UIAA mund të përdorin pasuritë e ICH për të promovuar dhe ruajtur veprimtarinë e alpinizmit dhe si referencë ndaj autoriteteve të tyre përkatëse. Për më tepër, në të ardhmen do të jetë mundësia që vendet shtesë të bashkohen me ato që tani njihen si integrale të këtij aplikacioni të suksesshëm. Kjo do të jetë në formën e shkrimit të dokumentacionit të ri në bashkëpunim me aplikantët e tanishëm. /Motilokal.com
