Trupat e Policisë zbarkojnë në Ishullin e Bardhë për rikuperimin e kufomave

Trupat e Policisë zbarkojnë në Ishullin e Bardhë për rikuperimin e kufomave

Trupat e Policisë në Zelandën e Re kanë zbarkuar në Ishullin të Bardhë për të tërhequr trupat e njerëzve të vrarë nga shpërthimi i vullkanit.

Mendohet se tetë persona janë në ishull, ndërsa tetë të tjerë janë konfirmuar të vdekur dhe 20 janë në kujdesin intensiv me djegie të rënda, kurse shtatë të tjerët janë transferuar në Australi.

Zëvendëskomisioneri i Policisë John Tims, tha se operacioni ishte i avancuar dhe se do të vazhdojë për disa orë të tjera. Kushtet në ishull mbeten të favorshme, tha ai.

Rreth 47 vizitorë nga e gjithë bota ishin në ishull kur shpërtheu vullkani. /Motilokal.com