Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka njoftuar se Kali i Qyqes është rikthyer në Shqipëri
“Tashmë ata që e presin me padurim rikthimin e Kalit të Qyqes nuk jemi vetëm ne, por edhe rrjeti Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes. Njësoj si vitin e kaluar, u informuam prej një pjesëtari të këtij rrjeti se në territoret e zones së Tepelenës është vrojtuar një prej individëve të çiftit folezues”, njofton PPNEA.
Sipas PPNEA-së vitin e kaluar popullata e këtij lloji shënoji vetëm 5 çifte folezuese duke treguar dhe njëherë se ekzistenca e shkabës së fundit folezuese në vendin tonë është në rrezik.
PPNEA së bashku me partnerët e saj do vazhdojë të monitorojë dhe të ndërmarri masa konservuese për të ruajtur popullatën e kalit të qyqes në vendin tonë./Motilokal.com
