Mëngjesin e sotëm ka nisur largimi i një deponie tjetër në Prishtinë.
Në lagjen Kalabria janë parë mjete të mëdha motorike që filluan pastrimin e deponisë nën magjistrale.
Lajmin e ka dhënë drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje e Shpëtim, Ilirik Musliu.
“Ta bëjmë Prishtinën qytet të pastër, gjelbër dhe të jetueshëm”, ka shkruar Musliu
Pastrimi i deponive ka qenë një nga prioritetet e para të kryetarit Rama, gjë të cilën po e realizon në lokacione të ndryshme të Prishtinës./Motilokal.com
