BERZH jep 100 milionë euro për zhvillimin e agrobiznesit dhe turizmit të Shqipërisë

BERZH jep 100 milionë euro për zhvillimin e agrobiznesit dhe turizmit të Shqipërisë

BERZH dhe qeveria shqiptare kanë vënë në dispozicion të sektorit bankar një fond prej 180 milionë Eurosh si garanci për mbulimin e risqeve për agrobiznesin dhe turizmin. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e vlerëson marrëveshjen shumë të rëndësishme.

“Një fond prej 100 milionë Eurosh për financim dhe lehtësirat për ndarjen e rrezikut të cilat do të mundësojnë një investimi shtesë prej 80 milionë Eurosh nga institucionet financiare pjesëmarrëse. Nga ana e saj qeveria e Shqipërisë ka vendosur në dispozicion deri në 36 milionë Euro për të mbështetur këtë program nëpërmjet mbulimit të riskut për humbjet e para në harkun kohor të 3 viteve”.

Vëmendja ndaj agrobiznesit duhet të kthehet në prioritet sipas Presidentes së BERZH.

 “Në këtë kohë krize çmimesh është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje aseteve që ne kemi. Agrobiznesi është një sektor shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, ndaj duhet ndihmë për ndërmarrjet e këtij sektori për të krijuar projekte të reja”, u shpreh Odile Renaud-Basso.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka financimi i kompanive në fushën e agrobiznesit dhe të turizmit, të cilat, në pjesën dërrmuese janë të organizuara si sipërmarrje të vogla dhe të mesme”, ka thënë Sejko.

“Por, gjithashtu, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për potencialin e madh të këtyre kompanive, si krijues vlere, si promotorë punësimi dhe si burim inovacioni. Të gjithë këta janë ingredientë të rëndësishëm për një recetë të suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë”, ka shtuar guvernatori.

Sejko e konsideron tejet të rëndësishme dhe frytdhënëse ndërmarrjen e programeve të tilla, “të cilat mundësojnë jo vetëm disponibilitet fondesh, por edhe rrisin kapacitetin analizues, vlerësues dhe më tej financues të sektorit bankar. Instrumentet e garancisë dhe të ndarjes së rrezikut lehtësojnë barrën e bankave në terma të rrezikut dhe më tej ndihmojnë në shtrimin e rrugës drejt financimit të qëndrueshëm të këtyre sektorëve.”

 DSC7876-498

Sejko ka sqaruar se BERZH ka vënë në dispozicion një fond deri më 100 milionë euro për financim dhe për lehtësira për ndarjen e rrezikut, të cilat do të mundësojnë një investim shtesë prej 80 milionë eurosh nga institucionet financiare pjesëmarrëse.

“Nga ana e saj, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion deri në 36 milionë euro për të mbështetur këtë program nëpërmjet mbulimit të riskut për humbjet e para në harkun kohor të 3 viteve. Prej fillimi të programit në vitin 2016, më shumë se 6,100 ndërmarrje të vogla e të mesme në fushën e agrobiznesit kanë përfituar kredi në vlerën 70 milionë euro”, ka shtuar ai.

Në fjalën e saj në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së huasë për programin e BERZH-it për mbështetjen e Agrobiznesit dhe Turizmit, Kumbaro Shqipëria ka potencial për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë muajve të vitit. Në vitin 2019 që e quajmë një vit të mirë për turizmin kemi pasur një numër prej 6.4 milionë turistësh të huaj në vit që shkon 3 herë më shumë se sa është popullsia rezidente”./Motilokal.com

“Viti 2020 ishte një vit i keq për të gjithë për shkak të pandemisë, por në fakt interesante është si reagoi Shqipëria, biznesi dhe ekonomia rurale në atë vit. Duke qenë se ishte kryesisht turizëm vendas, turizmi vendas me 2.5 milionë vizitorë të huaj bëri një eksplorim të territorit të Shqipërisë dhe i dha arsye investitorëve të vegjël apo të mesëm në zonat rurale të kuptojnë se që prodhimi i tyre nuk është thjesht konsum që shitet ne tregje, por në fakt territori dhe pasuritë që ata kanë është një aset fantastik për të zhvilluar një ekonomi të re dhe turizëm”, nënvizoi Kumbaro.

Sipas saj, iu dha një rëndësi e madhe agroturizmit duke zgjeruar hartën jo thjesht nga bregdeti në thellësi të vendit, jo nga plazhi në mal, por edhe në lumenj, pyje e ne kulinari që sot është një atraksion më vete turistik.

“Në vitin 2021 shkuam në 5.6 milionë vizitorë të huaj dhe dy muajt e parë të këtij viti ishin 10 mijë turistë të huaj më shumë se e njëjta periudhë e viti të kaluar”, tha Kumbaro.