Reshje e shiut rrisin nivelin e ujit në liqenin e Fierzës

Reshje e shiut rrisin nivelin e ujit në liqenin e Fierzës

Reshje mesatare deri intensive shiu kanë përfshirë qendrën dhe veriun e vendit duke përmirësuar nivelin e liqenit më të madh ujëmbledhës në Kaskadën e Drinit.

Niveli i Fierzës ka arritur në rreth 273 metër.

Një rritje me rreth 16 metra krahasuar me fundin e muajit mars kur dolën dhe rrënojat e Kukësit të vjetër, por 23 metra larg nivelit maksimal të Fierzës.

Ndërkohë në fshatra të Kukësit, në lartësi mbi 1000 metra, janë rikthyer reshjet e borës. Shkrirja e tyre pritet të përmirësojë më tej situatën hidrike në kaskadë.

Deri tani nuk raportohet për probleme. Reshjet e shiut kanë intensitet të ulët, por që temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe shoqërohen me erë të fortë./Motilokal.com