Bora e prillit mbulon disa pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës

Bora e prillit mbulon disa pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës

Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se për shkak të depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ditën e sotme (e diel) do të ketë reshje bore në viset malore por edhe në disa pjesë të ulëta të Kosovës.

Reshje bore ka patur edhe në Shqipëri, në rrugën e kombit veturat kanë hasur në vështirësi për shkak se tashme shoferët i kanë vendosur gomat e verës.

LEXO: Surprizat e motit, nesër shi dhe borë në Shqipëri dhe Kosovë

Në disa pjesë tjera ka patur stuhi breshëri dhe rrëshqitje dherash për shkak të reshjeve të shiut.

Nga java e ardhshme parashihet të ketë ngritje të temperaturave, ku do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius./Motilokal.com

Borë në Shqipëri: https://fb.watch/ciDLDp3njH/ 

Rruga e Kombit me borë: https://fb.watch/ciDNUsGNby/

Liqeni i Breznës me borë: https://fb.watch/ciDOwgzdbP/

Fshati Vidishiq - Shala e Bajgorës: https://fb.watch/ciDPBJAXFo/