Bregdeti i plazhit ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin, është mbushur me pula të ngordhura. Siç duket edhe nga pamjet, i gjithi rripi ranor është i mbushur me shpendë të ngordhur dhe që po dekonpozohen, por nuk dihet nëse janë hedhur apo janë sjellë nga dallgët e detit në breg.
Tanimë në bregdetin e Shëngjinit ka shkuar Autoriteti i Veterinarisë e Inspektoriati Mjedisor duke bërë që specialistët të nisin verifikimet. Dyshohet pulat e ngordhura se u hodhën nga qytetarët nëpër lumenj dhe dallgët e detit i nxorën në breg.
Kjo situatë e paprecedentë vjen në një kohë kur gripi i shpendëve ka prekur disa qarqe në vendin tonë dhe deri më tani janë regjistruar mijëra pula të ngordhura, duke shkaktuar dëmin më të madh në zonën e Durrësit. Megjithatë duket se në Lezhë është gjetur një zgjidhje ndryshe, shpendët po hidhen në det. Ndërkohë që askush nuk flet dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me rastin./Motilokal.com
