Shqipëria tashmë është shndërruar dhe në vendin e turizmit elitar ku portet e vendit tonë po mirëpresin kroçerat luksoze me turistë të huaj që vizitojnë vendin tonë si një nga destinacionet e preferuara turistike.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi të kroçeres “E bukura e Adriatikut”, i cili ka ndaluar në Portin e Durrësit, duke paralajmëruar në këtë mënyrë sezonin turistik që po afron.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama thotë se turizmi në Shqipëri do të rritet kur do të ndërtohet porti i Durrësit.
LEXO: Zbarkon në Sarandë kroçera gjigante me 387 turistë
Kroçera “E bukura e Adriatikut”, solli në vendin tonë 81 turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë vijuar itinerarin e planifikuar për në destinacionet turistike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës.
“E bukura e Adriatikut” e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, u ankorua në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend./Motilokal.com





